Lajme

Ambasadori De Riu: Raportet mes Kosovës dhe Italisë të forcohen edhe më tutje

01/17/2022 17:47
nga:Gazeta Blic

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka- Nimani është takuar sot me ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Sipas komunikatës, Caka i shprehu mirëseardhjen dhe i uroi suksese ambasadorit De Riu në detyrën e re.

Ajo e njoftoi ambasadorin edhe për punën e deritanishme të Gjykatës, sfidat aktuale në funksionimin e saj dhe përpjekjet që po bëhen në vazhdimësi për ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit dhe konsolidimin e praktikës gjyqësore.

Ambasadori De Riu u shpreh i përkushtuar që raportet e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Italisë të forcohen edhe më tutje, e veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.