Lajme

Ambasadori britanik takon Rashiqin, diskutojnë për prioritetet e komuniteteve joshumicë

10/22/2026 14:43
nga:Genita C

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka zhvilluar një takim me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Sipas njoftimit të ambasadorit, ata dikutuan për prioritetet e komuniteteve joshumicë dhe punën e ministrisë në adresimin e nevojave të tyre.

Pos tjerash, Hargreaves theksoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për hapa konkretë që forcojnë të drejtat e komuniteteve, pjesëmarrjen e tyre dhe besimin në institucionet e Kosovës.