Lajme

Ambasadori britanik takoi Konjufcën, flet për reflektim në përvjetorin e djeshëm të Banjskës

09/25/2024 19:03
nga:G B

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka dhënë detaje mbi takimin që ka zhvilluar me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Hargreaves, shkruan se në takim kanë diskutuar edhe mbi reflektimin nga sulmi në Banjskë.

”Kënaqësi për të kapur hapin me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, dhe diskutuam perspektivat për përparim në agjendën legjislative të Kuvendit përpara zgjedhjeve të shkurtit. Ne kemi reflektuar edhe për përvjetorin e djeshëm të Banjskës dhe kemi diskutuar çështje të lidhura me sigurinë dhe sundimin e ligjit”.