Ambasadori i Britanisë të Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves gjatë së mërkurës është takuar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, Zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimin dhe ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku.
Hargreaves përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se me Kurtin kanë diskutuar për fushatën zgjedhore si dhe rëndësinë e institucioneve të pavarura të Kosovës.
“Ambasada Britanike po vazhdon takimet me liderët e partive politike në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë. Sot ishte mirë të flisja me liderin e Vetëvendosjes, kryeministrin Albin Kurti dhe PDSH-në, Besnik Bislimin. Diskutuam fushatën zgjedhore dhe rëndësinë e institucioneve të fuqishme të pavarura të Kosovës”, ka shkruar Hargreaves.
Ndryshe, Hargreaves është takuar ditë me parë edhe me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun e liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe pjesëtar të kabinetit qeveritar.