Lajme

Ambasadori britanik në Zveçan: E mrekullueshme t’i shohësh njerëzit duke marrë pjesë në zgjedhje!

10/12/2025 15:55
nga:Y I

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka postuar një video nga Zveçani. Ai tha se ka vizituar disa qendra të votimit në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan.

“Është e mrekullueshme t’i shohësh njerëzit duke marrë pjesë në këto zgjedhje shumë të rëndësishme për Kosovën, njerëz që e shprehin vullnetin se kush do t’i përfaqësojë ata për çështjet që i shqetësojnë më së shumti në jetën e përditshme”

Hargreaves shtoi se do të shkojë edhe nëpër komuna tjerë, derisa shtoi se shpreson që të shohë shumë njerëz që votojnë.