Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, dje mori pjesë në ceremoninë e dhëniës së shtetësisë kosovare për këngëtaren me famë botërore, Dua Lipa, e cila është edhe shtetase e Mbretërisë së Bashkuar atje ku ka nisur dhe zhvilluar karrierën e saj.
Hargreaves tha se të dyja këto vende, Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar, janë krenare që e kanë Dua Lipën të tyren.
“Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë krenare ta quajnë Dua Lipën të tyren. Faleminderit Presidente Osmani që më ftuat në një ceremoni të veçantë për dhënien e shtetësisë së Kosovës Dua Lipës. “Pata nderin të takohesha me Dua Lipën dhe të festonim këtë talent të jashtëzakonshëm britaniko-kosovar”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, tha se me padurim e pret performancën e Dua Lipës sonte në Sunny Hill Festival.
“Ejani dhe vizitoni British Corner tonë në festival!”, shtoi ai.


