Ambasadori i Britanisë së Madhe, Johnatan Hargreaves, e ka uruar Kosovën për Ditën e Pavarësisë.
Diplomati britanik, ka thënë se shteti i tij është krenar që festoon arritjet e Kosovës si shtet demokratik multietnik.
“Ne mezi presim të punojmë së bashku për sigurinë tonë të përbashkët, stabilitetin e rajonit dhe për miqësinë edhe më të thellë midis vendeve tona”, tha ai.


