Ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Michael Carpenter, pretendon se Rusia së shpejti planifikon të aneksojë Republikat e vetëshpallura Popullore të Donetskut dhe Luhanskut.
“Sipas raporteve të fundit, ne besojmë se Rusia do të përpiqet të aneksojë Republikën Popullore të Donetskut dhe Republikën Popullore të Luhanskut”, u tha Carpenter gazetarëve në Washington.
Ai shtoi se raportet thonë se Rusia planifikon të organizojë referendume në mes të majit pas bashkimit të supozuar të këtyre territoreve, raporton BBC, përcjellë GazetaBlic.
Në fillim të këtij viti, presidenti rus Vladimir Putin njohu pavarësinë e vetëshpallur të “Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut”.


