Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është pritur në takim nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Ajeti e falënderoi Steinmeierin për siç tha, mikpritjen e ngrohtë të Trupit Diplomatik për Vitin e Ri në Schloss Bellevue.
“Zemra e Kosovës rreh për Evropën dhe mbetet besnike ndaj kursit transatlantik”, shkroi Ajeti.