Ambasadori i Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti, ka marrë pjesë në pritjen vjetore të vitit të ri që është organizuar nga mbreti i Danimarkës Frederik X, dhe, Mbretëresha Mary.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Ajeti, i cili ka shtuar se ky organizim është bërë për shefat e misioneve diplomatike në Kështjellën Christiansborg në Kopenhagë.
‘‘Kënaqësi e veçantë të merrnim pjesë në pritjen vjetore të Vitit të Ri, të organizuar nga Lartëmadhëria e Tij, Mbreti i Danimarkës Frederik X, dhe Lartëmadhëria e Saj, Mbretëresha Mary, për shefat e misioneve diplomatike në Kështjellën Christiansborg në Kopenhagë’’, ka shkruar ai.
Postimi i plotë: