Ambasadorët nga Rusia dhe Bjellorusia, janë ftuar sërish në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel në Stokholm këtë vit, pasi u lanë jashtë vitin e kaluar për shkak të pushtimit në Ukrainë, tha të enjten Fondacioni Nobel.
Fondacioni ftoi gjithashtu edhe kreun e Demokratëve Suedezë, kundër imigracionit në ceremoni dhe një banket të veçantë për herë të parë.
Ajo ka shpërfillur në mënyrë të përsëritur liderin për një kohë të gjatë të demokratëve suedezë, Jimmie Akesson, përfshirë në vitin 2022, kur partia doli e dyta në zgjedhjet parlamentare duke argumentuar se partia e tij, nuk konsiderohej se ishte në përputhje me parimet e çmimeve, shkruan Reuters, përcjell Klankosova.tv.
Pesë nga gjashtë çmimet Nobel, jepen në Stokholm çdo vit, pas një procesi nominimi që mbahet sekret për 50 vjet.
Çmimi Nobel për Paqen jepet në Oslo, ku edhe mbahen festa të veçanta.
Fondacioni Nobel tha se, ambasadorët nga të gjitha vendet që përfaqësohen diplomatikisht në Suedi e Norvegji, do të ftohen në ceremonitë e ndarjes së çmimit në dhjetor.
Vitin e kaluar, fondacioni la jashtë ambasadorët e Rusisë dhe aleatit të saj Bjellorusisë.
Fondacioni po ashtu tha se, kërkon të përfshijë edhe ata që nuk ndajnë vlerat e çmimit Nobel.
Laureatët e këtij viti do të shpallen në fillim të tetorit, ndërsa ceremonitë festive të ndarjes së çmimeve dhe banketet e mëpasshme, do të zhvillohen më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit, raporton Reuters.


