Ambasadorët e vendeve të Quintit janë duke zhvilluar takim në Qeveri.
Pas këtij takimi, pritet që ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier të prononcohet për media para ndërtesës së Qeverisë.
Konferenca do të nis në orën 11:30.
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë të shtunën vonë lëshoi një deklaratë ku thuhej se Qeveria e Kosovës po i rritë pa nevojë tensionet me veprimet e fundit për vendimin e BQK-së rreth valutës së Dinarit.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara rreth veprimeve të fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë dhe negativ në pjesëtarët e pakicës serbe dhe pakicave të tjera në Kosovë”, tha Hovenier në deklaratë pak para mesnatës.