Lajme

Ambasada Sllovene njofton për rregullat e hyrjes dhe kalimit në këtë vend

08/18/2021 12:38
nga:M K

Ambasada e Sllovenisë në Zvicër ka njoftuar për rregullat që vlejnë për hyrjen e qytetarëve të huaj në Slloveni gjegjësisht për kalimin tranzit nëpër këtë vend.

Në vazhdim, informata zyrtare nga Ambasada e Sllovenisë në Bernë.

Të gjithë të huajt që hyjnë në Slloveni, që nga 15 korriku duhet të tregojnë një nga dokumentet e mëposhtëm:

– Certifikatë COVID, e cila konfirmon se jeni vaksinuar dhe se kanë kaluar të paktën 14 ditë nga vaksinimi i dytë.
OSE
– Një dokument që konfirmon se keni vuajtur nga COVID në 6 muajt e fundit.
OSE
– Një konfirmim të printuar (SMS ose email është i pamjaftueshëm) i një PCR negative ose testi të shpejtë të antigjenit.

Testi PCR nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë dhe testi i shpejtë jo më i vjetër se 48 orë.

Fëmijët nën 15 vjeç të cilët shoqërohen nga prindërit e tyre janë të liruar nga certifikata e testit.

KUJDES: DERI MË DATËN 22 GUSHT 2021 KJO NUK VLEN PËR UDHËTARËT TRANZIT.

Ndërsa më pas, duke filluar nga 23 gushti, këto dispozita zbatohen edhe për udhëtarët tranzit, thuhet në një njoftim të ambasadës për albinfo.ch.