Lajme

Ambasada shqiptare në Gjermani bën njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

08/04/2022 22:42
nga:G B

Ambasada shqiptare në Gjermani ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në shtetin gjerman.

Në postimin në Facebbok, Ambasada njofton se prej datës 8 gusht nuk do të jetë e mundur të aplikohet dhe nuk do të  ofrohet shërbim konsullor për dokumentet e mëposhtme:

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për humbjen e dokumenteve. Kodi 0711

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për vjedhjen e dokumenteve. Kodi 0712

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për dëmtimin e dokumenteve. Kodi 0713

-Vërtetim mbi vetëdeklarimin për bllokimin e dokumenteve. Kodi 0714

Sipas ambasadës këto deklarime mund të bëhen vetëm në autoritet policore gjermane.

Njoftimi i Ambasadës në Facebook:

Njoftim shumë i rëndësishëm!

Ambasada me udhëzim të autoriteteve përkatëse në Shqipëri, njofton qytetarët shqiptarë me qëndrim në Gjermani se duke filluar nga dita e hënë datë 8 gusht 2022, nuk do të jetë e mundur të aplikohet dhe nuk do të  ofrohet shërbim konsullor për dokumentet e mëposhtme:

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për humbjen e dokumenteve. Kodi 0711

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për vjedhjen e dokumenteve. Kodi 0712

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për dëmtimin e dokumenteve. Kodi 0713

-Vërtetim mbi vetëdeklarimin për bllokimin e dokumenteve. Kodi 0714

Të gjithë shtetasit që nuk disponojnë Pasaportën dhe Kartën ID për arsyet e mësipërme, të vijojnë procedurën duke e denoncuar si të humbur, të vjedhur, dēmtuar  apo të bllokuar, vetëm te autoritetet policore gjermane. Vërtetimin e lëshuar nga autoritetet policore gjermane duhet që:

– t‘a legalizoni me Vulën Apostille (pranë institucioneve gjermane);

-t’a përktheni në gjuhë shqipe nga përkthyes i liçensuar dhe t‘a paraqisni në Ambasadë ditën e takimit/aplikimit për Pasaportë dhe Kartë ID.

Në rastin e aplikimit për Leje Kalimi denoncimi pranohet vetëm i legalizuar me Apostillê pa patur nevojë të përkthet në gjuhë shqipe nga përkthyes.

Faleminderit për bashkëpunimin!