Lajme

Ambasada ruse në ShBA thotë se nuk është paralajmëruar për sulmin terrorist të Moskës

03/24/2024 17:10
nga:G B

Ambasada ruse në Uashington thotë se nuk ka marrë asnjë paralajmërim për një sulm të mundshëm terrorist në Moskë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha të dielën ambasadori në ShBA Anatoli Antonov për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.

Misioni diplomatik i ShBA-së kishte paralajmëruar amerikanët që të “shmangin grumbullimet e mëdha” në fillim të marsit për shkak të raporteve “se ekstremistët kanë plane të afërta për të synuar tubime të mëdha në Moskë”, raporton CNN.

Në fillim të kësaj jave, Putini i hodhi poshtë këto paralajmërime, duke i thënë FSB-së se paralajmërimet e ambasadës ishin “provokuese” dhe “shantazh i drejtpërdrejtë”.

“Ne nuk kemi marrë asnjë njoftim apo mesazh paraprakisht”, tha Antonov për RIA.

“Ne i kushtuam vëmendje kësaj, por… nuk kam pasur kontakte as me Shtëpinë e Bardhë, as me Departamentin e Shtetit për këtë çështje”, shtoi ai.

Në dritën e sulmit të së premtes në Crocus, Antonov tha për RIA Novosti se kontaktet midis ShBA-së dhe Federatës Ruse në luftën kundër terrorizmit janë “shkatërruar”, duke shtuar se faji nuk ishte i Moskës.