Lajme

Ambasada kosovare në Washington bën thirrje që Kosovën ta njohin edhe shtete tjera pas Kenias

3 ditë më parë
nga:G C

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka falënderuar shtetin e Kenias për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook, ambasada u bën thirrje edhe shteteve të tjera që se kanë njohur Kosovën ta njohin.

“Njohja e Kosovës është gjëja e duhur që duhet bërë, juridikisht, politikisht dhe historikisht”.

“Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran dhe vendi i saj në bashkësinë ndërkombëtare është i pamohueshëm dhe i pakthyeshëm”, ka thënë ambasada.