Lajme

Ambasada izraelite në Kosovë shpërndanë mesazhin: Hezbollahu është një krah i zgjatur i regjimit iranian

08/25/2024 13:50
nga:Genita C

Ambasada e Izraelit në Kosovë e ka shpërndarë mesazhiz zyrtar izraelit në lidhje me masat parandaluese kundër Hezbollahut.

Në këtë mesazh thuhet se natën e kaluar, Izraeli parandaloi në mënyrë proaktive një sulm të afërt në shkallë të gjerë nga Hezbollahu, duke ruajtur paqen dhe sigurinë e kombit.

“Angazhimi kryesor i Izraelit është siguria e popullit të tij, Izraeli do të veprojë me vendosmëri për të mbrojtur çdo qytetar. Që nga 8 tetori, Hezbollahu ka sulmuar pamëshirshëm Izraelin me mijëra raketa, duke rezultuar në vdekjen tragjike të 12 fëmijëve ndërsa luanin futboll dhe duke detyruar mbi 60,000 izraelitë të evakuohen nga shtëpitë e tyre në veri”, thuhet në mesazh.

“Hezbollahu është një krah i zgjatur i regjimit iranian. Është thelbësore që Hezbollahu dhe Garda Revolucionare iraniane të përcaktohen si organizata terroriste nga komuniteti ndërkombëtar. Bota duhet të kërkojë zbatimin e menjëhershëm të Rezolutës 1701 të OKB-së, që bën thirrje për tërheqjen e forcave të Hezbollahut në veri të lumit Litani”.

Ndër tjera thuhet se Hezbollahu vepron në afërsi të zonave civile libaneze, duke vënë qëllimisht në rrezik jetë të pafajshme.