Lajme

Ambasada italiane në Kosovë njofton se udhëtimet mes Kosovës e Italisë po rifillojnë

05/20/2021 16:46
nga:M K

Fluturimet direkte mes Italisë dhe Kosovës po rifillojnë. Kështu ka njoftuar Ambasada e Italisë në Kosovë.

Përmes një njoftimi në Facebook, ambasada ka publikuar edhe tri udhëtimet e para që do të realizohen në qershor dhe korrik.

Publikimi:

“17 qershor, Prishtinë – Milano Malpensa me Wizz Air

19 qershor, Prishtinë – Veronë me AirPrishtina

18 korrik, Prishtinë – Romë me Wizz Air”, ka njoftuar ambasada italiane.

“Vendos maskën dhe udhëto sigurt!”, njofton ambasada.

LEXO EDHE:

Matthew Palmer: Sali Berisha abuzoi me pozitën, pasuroi veten, familjarët, aleatët politikë dhe mbështetësit