Lajme

Ambasada Gjermane organizon pritje në Prishtinë

10/08/2026 07:11
nga:Genita C

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë organizon sot një pritje me rastin e “Ditës së Bashkimit Gjerman”.

Ngjarja do të mbahet duke filluar nga ora 18:00, në ambientet e “Klan Arena”, në Zonën Industriale në Prishtinë.

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, trupit diplomatik, politikës, shoqërisë civile dhe të ftuar të tjerë.