Lajme

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë nesër hap librin e ngushëllimeve për Kadarenë

07/02/2024 14:21
nga:Y I

Në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë nesër do të hapet libri i ngushëllimeve për shkrimtarin Ismail Kadare.

Ky libër do të jetë i hapur nga ora 10:00 deri në ora 16:00, teksa ngushëllimet mund të shprehen edhe në mënyrë elektronike, më saktësisht në adresën [email protected].

Korifeu shqiptar i letërsisë së botës vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare.

Kosova poashtu të mërkurën ka shpallur ditë zie për vdekjen e Kadaresë.