Lajme

Ambasada e ShBA-ve uron kadetët kosovarë për diplomimin në Akademinë Ushtarake “West Point”

05/28/2024 17:17
nga:G C

Ambasada e ShBA-ve në Kosovë ka uruar dy kadetët kosovarë të cilët diplomuan ditë më parë në Akademinë Prestigjioze Ushtarake të SHBA-së.

Ambasada ka shkruar se ka pritshmëri që kadetët e FSK-së do të japin kontribut të çmuar në Kosovë.

“Urime të gjithë të diplomuarve të Klasës së vitit 2024, dhe një thirrje speciale për Vesa dhe Andrin, kadetët kosovarë që u diplomuan në Akademinë Prestigjioze ushtarake të SHBA-së, West Point! Ne presim kontributin tuaj të çmuar dhe ndërsa ndani njohuritë dhe përvojat tuaja me kolegët tuaj në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.