Ambasada amerikane në Prishtinë po vazhdon të publikojë njoftime lidhur me vaksinimin kundër koronavirusit.
Përmes një postimi në Twitter, kjo ambasadë ka shkruar se krahu ku zakonisht merret vaksina nuk e bën trupin të magnetizuar.
“Marrja e vaksinës COVID-19 nuk të bën magnetik, përfshirë edhe vendin e vaksinimit ku zakonisht është krahu.
Vaksinat COVID-19 nuk përmbajnë përbërës që mund të prodhojnë fushë elektromagenike në vendin e injektimit. Të gjitha vaksinat COVID-19 janë të lira nga metalet”, thuhet në postim.
Can receive a COVID-19 vaccine cause you to be magnetic? NO.
Receiving a COVID-19 vaccine will not make you magnetic, including at the site of vaccination, which is usually your arm. https://t.co/TbBqJn8W83 pic.twitter.com/H5WmpgLPrb— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) August 19, 2021