Lajme

Ambasada e SHBA-së për urdhrin e ri të Joe Biden: Siguron mjete të reja për t’ju përgjigjur kërcënimeve

06/09/2021 10:29
nga:Q R

Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ka reaguar pas urdhrit të fundit lëshuar nga Administrata Biden, ku thuhet se do të futen në Listë të Zezë, të gjithë ata zyrtarë të Ballkanit Perëndimor, të cilët nuk respektojnë marrëveshjet e arritura.

Nga ambasada thonë përmes facebook-ut, se e gjithë kjo, siguron mjete të reja në përgjigje të kërcënimeve më serioze ndaj stabilitetit në rajon, njofton Klan Kosova.

”Korrupsioni dëmton politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të Shteteve të Bashkuara, partnerëve tanë dhe aleatëve tanë. Dje, Presidenti Joe Biden nënshkroi një Urdhër të ri Ekzekutiv që modernizon regjimin e sanksioneve të Ballkanit Perëndimor për të pasqyruar shqetësimet e sundimit të ligjit. Ai siguron mjete të reja për t’iu përgjigjur kërcënimeve më serioze ndaj stabilitetit në të gjithë rajonin – korrupsioni, veprimet që minojnë qeverisjen demokratike dhe abuzimi serioz i të drejtave të njeriut”.