Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka dënuar mos-certifikimin e Listës Serbe, për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Duke e fajësuar LVV-në për bllokim të certifikimit, Ambasada amerikane thotë se këto përpjekje janë “dritëshkurtra dhe përçarëse”.
“Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë dritëshkurtra dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, duke përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të çuar përpara mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës” thuhet në njoftimin e Ambasadës.
VV’s attempts to block certification for Srpska Lista to participate in Kosovo’s elections is shortsighted and divisive. All Kosovo citizens should be able to exercise their democratic rights. Such actions undermine Kosovo’s stability and U.S. interests, including restarting our…
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) December 3, 2025


