Lajme

Ambasada e ShBA-së në Sarajevë e quan të drejtë vlerësimin e Komunitetit të Inteligjencës Amerikane për Dodikun

03/14/2024 13:47
nga:N K

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë ka thënë se ishte i drejtë vendimi raporti vjetor i Komunitetit të Inteligjencës së ShBA-së.

Në një postim në platformën X, ambasada pohon se një prej kategorive të këtij vlerësimi vjetor të të Komunitetit të Inteligjencës së ShBA-së bënë pjesë edhe trazirat e mundshme brenda një shteti.

“Vlerësimi Vjetor i Kërcënimeve në lidhje me Ballkanin dhe Bosnje-Hercegovinën ishte i qartë dhe i drejtpërdrejtë: “Udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik, po ndërmerr hapa provokues për të neutralizuar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje dhe për të siguruar shkëputjen de facto për Republikën Sërpska. Veprimi i tij mund t’i shtyjë udhëheqësit e popullsisë boshnjake të forcojnë kapacitetin e tyre për të mbrojtur interesat e tyre dhe ndoshta të çojë në konflikte të dhunshme që mund të mposhtin forcat paqeruajtëse’”, thuhet në reagim të ambasadës.