Lajme

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Qëndrojmë me familjet e të zhdukurve nga lufta!

04/27/2024 14:43
nga:Y I

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë një reagim në ditën kombëtare të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Në reagimin e bërë nga ambasada thuhet se pas më shumë se dy dekadash, familjeve ende u mungojnë përgjigjet për fatin e personave të zhdukur.

“Sot është Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur në Kosovë. Pas mbi dy dekadash, familjeve ende u mungojnë përgjigjet dhe mbyllja për më të dashurit e tyre. Sot, ne qëndrojmë së bashku me familjarët që ende – dekada më vonë – nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre të zhdukur. Prioritet duhet të jetë gjetja e përgjigjeve që parashikojnë mbylljen e familjarëve të të zhdukurve” thuhet në njoftimin e Amasadës.