Lajme

Ambasada e SHBA-së në Beograd: Partneriteti me Serbinë është shumë i rëndësishëm për ne

04/26/2022 18:21
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot Ndihmës Sekretaren amerikane të shtetit për Evropë dhe Azin, Karen Donfried. Në bisedë morën pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, si dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq dhe drejtori i ahtuquajtures Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq.

Ky takim u komentua edhe nga ambasada e SHBA-së në Beograd, e cila përmes një postimi në Twitter nënvizoi se “partneriteti me Serbinë është shumë i rëndësishëm për SHBA-në”.

“Partneriteti me Serbinë është shumë i rëndësishëm për ne. Ardhja e Karen Donfried, ndihmëses së Sekretarit amerikan të Shtetit, Blinken, është një tjetër konfirmim i dëshirës për të ndërtuar lidhje më të forta ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet në llogarinë në Twitter të Ambasadës Amerikane në Serbi.

Donfried më vonë u takua edhe me kryeministren serbe, Ana Brnabiq.