I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe, ka zhvilluar takim me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Lidhur me takimin u njoftua në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’, ku tha se u diskutuan edhe për marrëveshjen finale me Serbinë të arrihet gjatë këtij mandati të Kurtit.
“Takimi me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi ishte i kënaqshëm, ku diskutuam një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë këtu edhe planet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë gjatë mandatit aktual të kryeministrit”, thuhet në postimin e Gicobbe.
Për diçka të tillë Kurti deklaroi edhe në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, ku tha se marrëveshja me Serbinë pritet të arrihet në mandatin e tij.
“Unë nuk mund të parashikoj se kur do të ndodhë, por nëse kemi parasysh që mandati i presidentit amerikan, (Joe) Biden, mandati i zëvendëskryetarit të Komisionit Evropian, Borrell dhe mandati im përafërsisht do ta kenë të njëjtën kohëzgjatje, është e pritshme që në kuadër të këtyre mandateve, që në kohë janë pak a shumë të njëjta, ta përmbyllim marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë. Pra, te ne ekziston vullneti dhe interesimi, varet a ekziston gatishmëria te Serbia”, deklaroi Kurti.
It was a pleasure meeting PM Kurti and DPM Bislimi today to discuss a wide range of issues, including plans to realize a comprehensive agreement with Serbia during the PM’s current mandate. #RealProgress. ???? pic.twitter.com/yEKUOYBCuC
— Chargé d'Affaires Nicholas J. Giacobbe, Jr (@USAmbKosovo) November 18, 2021