I ngarkuar me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe ka deklaruar se demokracitë në Kosovë dhe në Amerikë janë të fuqishme në themelin e tyre sepse mbrojnë të drejtat themelore të njeriut.
Giacobbe ka theksuar se të drejtat e njeriut megjithatë nuk duhet të merren si të mirëqena.
“Në themelin e tyre, demokracitë-si në Kosovë dhe ShBA janë më të forta sepse ato mbrojnë dhe përkrahin të drejtat themelore të njeriut. Por, këto të drejta s’duhet të merren si të mirëqena”, deklaroi ai.
Tutje Giacobbe tha se demokracia kërkon pjesëmarrje “zëri dhe veprimet e juaja kanë rëndësi”, shtoi ai.
At their core, democracies – like Kosovo and the United States – are stronger because they defend, protect, & support fundamental human rights. But, these rights should not be taken for granted. Democracy requires participation: your voice & actions matter. #DoYourPart https://t.co/HXGrEThGuh
— Chargé d'Affaires Nicholas J. Giacobbe, Jr (@USAmbKosovo) October 12, 2021