Sporti

Ambasada e SHBA reagon pas fitores së Florian Markut

09/26/2021 11:14
nga:Lorik J

Ambasada e SHBA ka uruar fitoren e Florian Markut dje në mbrëmje ndaj boksierit ukrainas, Maxim Prodan.

Përmes rrjeteve sociale, Ambasada i dërgon urimet më të mira Florian Markut.

“Urime Florian Markut, Kampionit Shqiptar për peshat e lehta të Federatës Ndërkombëtare të Boksit! Ne në Ambasadën Amerikane dërgojmë urimet më të mira për kampionin e parë botëror shqiptar! Urime kampion”, shkruan ambasada.