Lajme

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi: Ende nuk ka hyrë në fuqi vendimi për lëvizjen pa viza

01/11/2024 13:24
nga:G B

Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi ka bërë të ditur se ende nuk ka hyrë në fuqi vendimi për lëvizjen pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në njoftimin e kësaj ambasade theksohet se sot është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit mes dy shteteve për përjashtimin reciprok të kërkesave për viza hyrëse në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Për datën e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje,  ambasada e jonë do të  ju mbanë të informuar në kohë. Deri atëherë, qytetarët e vendit tonë, para se të nisen në Emiratet e Bashkuara Arabe , janë të obliguar që të pajisen me viza hyrëse”, thuhet në njoftim.

Lajmin lidhur me marrëveshjen për heqjen e vizave për kosovarët e bëri të ditur gjatë ditës presidentja Vjosa Osmani.

Emiratet e Bashkuara Arabe ia heqin vizat Kosovës, Osmani falënderon Sheikun Bin Zayed që pranoi propozimin e saj