Lajme

Ambasada e Kosovës konfirmon aksidentin në Bullgari, një diplomat i shtetit është ngarkuar me rastin

05/25/2021 17:44
nga:Y I

Ambasada e Kosovës në Bullgari, ka konfirmuar për aksidentin e minibusit me pasagjerë kosovarë, ku ndërroi jetë ngasësi.

Mes tjerash thuhet se një diplomat i shtetit, është ngarkuar me rastin.

Një shofer i një minibusi me pasagjerë nga Kosova, ka mbetur i vdekur mëngjesin e sotëm, siç raportoi Hsakovo, medium lokal bullgar si pasojë e një aksidenti në autostradën Maritsa në Bullgari. /Klan Kosova/

Aksidentohet minibusi me pasagjerë nga Kosova në Bullgari, vdes shoferi