Lajme

Ambasada gjermane mbështet protestën e shoqërisë civile te Kuvendi: Vendi së pari, politika partiake e dyta!

06/25/2025 17:38
nga:Y I

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka përkrahur protestën e Shoqërisë Civile të mbajtur sot para Kuvendi i Kosovës lidhur me moskonstituimin e këtij institucioni

Nga Ambasada thanë institucionet funksionale janë gurthemeli i demokracisë dhe Kosova ka nevojë për një Kuvend funksional dhe qeveri që ofron rezultate.

Në postimin në rrjetin social, Facebook, citohet ambasadori Jorn Rohde, i cili ka deklaruar “vendi së pari, politika partiake e dyta”.

“Është përgjegjësi kolektive e të gjithë deputetëve të zgjedhur dhe partive të tregojnë lidership, të angazhohen në dialog kuptimplotë dhe kompromis në frymën e Kushtetutës. Mandatet demokratike vijnë me llogaridhënie. Le të ecim përpara – për stabilitet, për progres dhe për popullin”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.