Lajme

Ambasada e Francës del me njoftim për anulimin e vizitës së Kouchnerit

06/11/2024 09:57
nga:Gazeta Blic

Komuna e Prishtinës mbrëmë ka njoftuar anulimin e vizitës së Bernard Kouchnerit në Kosovë.

Ambasada e Francës në Kosovë ka njoftuar sot se vizita e ish-ministrit të Jashtëm francez do të realizohet në një datë të mëvonshme.

Në këtë njoftim bëhet e ditur po ashtu se anulimi i vizitës është bërë për shkak të problemeve logjistike.