Këshilli Atlantik mbrëmë ka nderuar këngëtaren prishtinase me famë botërore, Dua Lipën, duke i dhuruar Çmimin e Lidershipit të Dalluar.
Këtë çmim të fituar, Dua Lipa ia dedikoi Republikës së Kosovës, me ç’rast mori vëmendje të madhe, shkruan GazetaBlic.
Në lidhje me këtë çmim të fituar nga Dua Lipa, ka reaguar edhe Ambasada e Britanisë në Kosovë, ku me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook kanë shkruar:
“Jemi krenarë të shohim superyllin Dua Lipa duke u njohur nga Këshilli Atlantik, duke qenë një ambasadore kaq pozitive për Kosovën dhe potencialin e saj të jashtëzakonshëm”.
/GazetaBlic


