Lajme

Ambasada citon Escobar: Kemi disa sfida në marrëdhëniet dypalëshe, por mbështetja për popullin e Kosovës është e palëkundur

03/16/2024 10:55
nga:Y I

Ambasada amerikane në Prishtinë përmblodhi vizitën e emisarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke treguar për takimet e tij dhe qëllimin e vizitës.

“Ambasada e SHBA-së në Prishtinë mirëpriti Zëvendësndihmës Sekretarin Gabriel Escobar për një vizitë në Kosovë këtë javë, ku u takua me liderët kosovarë, opozitën, shoqërinë civile dhe përfaqësues të mediave për t’i dhënë mbështetje çuarjes përpara të disa çështjeve urgjente”, shkruan ambasada.

Gjithashtu ambasada në njoftim citon Escobar se “kemi disa sfida në marrëdhëniet tona dypalëshe tani por mbështetja jonë për popullin e Kosovës është e palëkundur”

“Siç theksoi Zëvendësndihmës Sekretari Escobar, përderisa kemi disa sfida në marrëdhëniet tona dypalëshe aktualisht, mbështetja jonë për popullin e Kosovës është e palëkundur”.