Lajme

Ambasada britanike reagon pas emërimit të kryeprokurorit të shtetit

07/16/2026 10:49
nga:Genita C

Ambasada e Britanisë së Madhe ka mirëpritur emërimin e kryeprokurorit të ri të shtetit, Zejnulla Gashi.

Përmes një deklarimi zyrtar, Ambasada i uori Gashit suksese në zbatimin e masave të nevojshme, në menyrë që sistemi prokurorial i Kosovës të jetë i pavarur.

“Ne mirëpresim emërimin e një Kryeprokurori të ri të Shtetit pas një ndërprerjeje disavjeçare. I urojmë Kryeprokurorit të Shtetit Zejnullah Gashi suksese në zbatimin e masave të nevojshme për të siguruar që sistemi prokurorial i Kosovës të lulëzojë si një institucion i pavarur, transparent dhe llogaridhënës që ushtron funksionet e tij prokuroriale në mënyrë efektive dhe efikase, duke forcuar sundimin e ligjit dhe duke kontribuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në dobi të të gjithë qytetarëve” thuhet në deklarimin e Ambasadës.

Zejnulla Gashi u dekretua si kryeprokuror nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ditën e martë.

Dje, ai mori zyrtarisht detyrën më të rëndësishme të sistemit prokurorial, pasi iu dorëzua nga ushtruesi i detyrës, Agron Qalaj.

Gashi do të ketë mandat 7-vjeçar.