Lajme

Ambasada austriake dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

11/30/2024 14:19
nga:Sh R

Ambasada austriake në Kosovë ka dënuar sulmin në Ibër-Lepenc.

Në reagimin e kësaj ambasade thuhet se ky sulm duhet të hetohet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

“Dënojmë sulmin në kanalin Ibër-Lepenac. Kanali është thelbësor për furnizimin me ujë dhe për funksionimin e termocentralit më të madh të Kosovës. Ky sulm duhet të hetohet me shpejtësi dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.