Lajme

Ambasada amerikane “shuplakë fytyre” VV-së: Shkarkimet e nxituara të bordeve dëmtojnë institucionet publike!

07/09/2021 13:42
nga:M K

Ambasada amerikane në Kosovë ka kritikuar procesin e shpejt të shkarkimit të bordit të RTK-së.

Përmes një reagimi, Ambasada thotë se shkarkimet e nxituara “dëmtojnë institucionet publike dhe nuk adresojnë problemet strukturore”.

“Shkarkimet e njëanshme të nxituara dëmtojnë institucionet publike dhe nuk adresojnë problemet strukturore. Reformat efektive afatgjata kërkojnë një qasje të qëllimshme, metodike duke vënë interesat e Kosovës në radhë të parë dhe politikat partiake mënjanë”, thuhet në reagimin e saj në Facebook.

“Ndërsa kosovarët meritojnë përgjegjësi, shkarkimi duhet të bazohet në prova transparente ashtu si emërimet duhet të bazohen në merita.”

Kuvendi i Kosovës të enjten ka shkarkuar bordin e RTK-së.

Fillimisht është shkarkuar anëtari i bordit Sali Bashota me 64 vota për. Pas tij është shkarkuar Agron Gashi, Lirim Geci, Ilir Bytyqi, Albinot Maloku, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Fadil Miftari.