Lajme

Ambasada amerikane për takimin Rama-Wendt: Partneriteti i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku

09/30/2026 15:58
nga:Genita C

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, është takuar me kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka diskutuar për forcimin e partneritetit mes dy vendeve.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dalë me një njoftim rreth takimit,transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar.

“Një partneritet i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku”, thuhet në njoftimin e ambasadës.