Ambasada amerikane në Prishtinë, ka publikuar fotografi nga homazhet e ushtruesit të detyrës së zëvendësshefit të Misionit, Josh Peterson në Reçak.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet:
Sot, Ushtruesi i Detyrës së Zëvendësshefit të Misionit, Josh Peterson, iu bashkua udhëheqësve, institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës në përkujtimin e viktimave të Masakrës së Reçakut — një akt tmerri të papërshkrueshëm që tronditi botën. Le të shërbejë kujtimi i tyre si një përkujtues i detyrës sonë të përbashkët për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor, si dhe një thirrje për të mos harruar kurrë atë që bota dëshmoi. #KurrëMosHarro


