Lajme

Ambasada amerikane bën thirrje për vaksinim: Mos bini pre e dezinformimeve, vaksinohuni

08/05/2021 10:40
nga:M K

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka apeluar për vaksinim ndaj virusit COVID-19, në mënyrë që të shpëtohen jetë dhe të mposhtet pandemia.

Sipas kësaj ambasade vaksinimi ndaj koronavirusit është e vetmja zgjidhje dhe se s’duhet rënë pre e dezinfomatave meqë kjo kurë është e sigurt dhe efektive.

”Me Deltan vdekjeprurëse në rritje, vaksinimi është zgjidhja e vetme! Kur jeni të vaksinuar, nuk ka gjasa të merrni #COVID19 dhe nëse e bëni, do të jetë një rast i butë. Mos bini pas dezinformatave – vaksinat janë të sigurta dhe efektive”.