Kupa e Botës 2022

Amartey: Penalltia e humbur ndryshoi lojën

12/02/2022 20:04
nga:E K

Uruguai fitoi sot ndaj Ganës me rezultat 2-0, por u eliminua pasi edhe Korea Jugore e mposhti Portugalinë.

Gana kishte mundësinë të niste mirë takimin pasi fitoi penallti derisa rezultati ishte 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, Ayeë nuk arriti ta mposht portierin, Rochet nga pika e bardhë.

Për këtë ka folur lojtari i Ganës, Amartey.

“Penalltia e humbur e ndryshoi lojën. Nëse do të kishim shënuar do të ishte më mirë. Ata kanë rikuperuar energji. Por ky është futbolli, ju keni shansin tuaj dhe nëse nuk e shfrytëzoni, dihet se çfarë ndodh. Ata i shfrytëzuan mundësitë. Ritmi ynë ra, do të kishte qenë e rëndësishme të shënonim herët”,- shtoi mbrojtësi Amartey.