Ka ndërruar jetë nga COVID-19 kuzhinieri më i famshëm shqiptar Përparim Babalija.
Lajmin në Facebook e ka konfirmuar Mrizi i Zanave, duke shtuar se Babalija ka kontribuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare.
“Përparim Babalija, një nga chefat më të mirë në trevat Shqiptare sot ka ndërruar jetë nga i mallkuari COVID-19. Një djalë që ka kontribuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare dhe që e ka promovuar Kosovën më shumë askush tjetër. Të qoftë dheu i lehtë koleg”, thuhet në njoftim.
Postimi i fundit i Babalijajt në rrjetin social Facebook, ishte kërkesa për vaksinimin e qytetarëve me vaksinën anti-covid.



