Shkruan: Shenoll Muharremi
Një ndër ngjarjet me të dhimbshme të historisë tonë të re. Arrijnë forcat të shumta serbe në fshat dhe shkatërrojnë e masakrojnë civil gjithçka çka shofin e gjejnë shqiptare. Ishim me fat që në atë kohë ishte një mision ndërkombëtar në Kosovë që e panë, verifikuan dhe komunikuan masakrën ndërkombtarisht.
Sa herë që lexon historinë tonë, thujase secilën periudhë historike, me shekuj të tërë, ndoshta rreth 20 shkekuj, kemi raste të ngjashme. Sikurse me qenë ‘tokë e askujt’ forca të ndryshme kalojnë e futen tek ne dhe kallin fshatëra, masakrojnë pleq, gra dhe fëmijë. Këtë e kam lexuar me dhjetra herë personalisht nga libra dhe autorë kredibil.
Reçaku, masakra e Reçakut dhe të gjithë martirët, fëmiljët që mbetën jetim, familjet pa ma të dashurit e tyre, po na dërgon një porosi të rëndësishme historike. Porosia është: ndërtojeni kapacitetet mbrojtëse dhe të sigurisë së Kosovës që më askush mos të mund të hyj dhe masakroj qytetarët e pafajshëm.
Mungesa e organizimit shoqëror në mbrojte gjatë paqës dhe mungesa e infrastrukturës ushtarake dhe mbrojtëse, armatimi, ka qenë ndoshta arsyeja pse me kaq lehtësi kushdo që ka dashur ka ardhur dhe ka masakruar, djegur e bërë shkrumb e hi fshatërat, qytetet.. trashgëminë shoqërore dhe kombtare. Kanë dhunuar e grabitur. Këtë mësim duhet të mësojmë.
Shoqëria Kosovare duhet të tregoj përkushtim të veçant në organizmin dhe përgatitjen e saj për mbrotje. Koha dhe momenti i duhur është tash. Kosova është shtet i pavarur. Ka institucionet dhe ekonominë e saj. Krejt çfarë duhet është të organizohet mirë dhe të mësoj nga e kaluara, që mos të lejoj të përsëritet më.
Aktualisht, edhe pas 25 viteve, ndoshta ende nuk kemi mësuar lekcionin. Ende Kosova është e pambrojtur, se nuk ka kapacitetet e saja të konsoliduara. Ka fatin të ketë NATO-n për të siguruar mbrojtjen, por gjithmonë në histori situatat ndryshojnë. NATO mundet në një moment të vendosë të tërheq trupat e saj, gjithcka mund të ndodhë në histori. Në një moment, ish Presidenti Trump ka dashur të inicoj shpërbërjen e NATO-së, sipas këshilltarit për siguri kombëtare John Bolton.
Ne duhet të përshpejtojmë angazhimin tonë për ngritje të sistemit dhe kapacitetit mbrojtës të ushtrisë së Kosovës. Jo për të sulmuar dhe rrezikuar ndonjë vend, por për mbrotjen tonë. Ka një telashe në këtë rrugëtim: ngritja e kapaciteteve ushtarake është shumë e kushtueshme! Kemi parë sesi 5-6 dronë dhe rreth 250 sisteme anti-tanske na kushtuan rreth 100 milion euro.
Për me ngirtë kapacitetin mbrojtës Kosova, që masakra si Reçaku dhe qindja mijëra tjera gjatë historisë mos të përsëriten, Kosovës i nevojiten ndoshta 5-10 miliardë investime që me kriju një bazë modeste. Këto 5-6 dronë dhe Javelinët nuk janë as 5% që na duhet të kemi, por është fillim i mirë.
Sekreti tek mbrojtja e Kosovës kalon kah ekonomia e saj dhe kah zhvillimi i bizneseve. Kosova nuk mund të konsolidoj mbrojtjen dhe sigurinë ka pasur resurse financiare. Ekonmia e Kosovës me 10 miliardë PBV në vit nuk mundet me siguri më shumë se 100 milion euro nv vit për armatim (+ kostit për funksionim dhe operacionine të përfishme, kostot operacionale). Ne duhet me lëvizë me hapa më dinamik në ekonomi për me zhvillu sigurinë tonë kombëtare dhe mbrojtjen. Nuk duket që ka rrugë tjetër.
Nuk mjafton vetëm dëshira me pas ushtri e mbrojtje kombëtare funksionale dhe efektive për rrethanat. Mbi të gjitha nevojiten ekonomi e fortë dhe mjete fianciare, shumë mjete financiare, disa herë ekonomia që kemi sot… për me qu në vend amanetin e Reçakut dhe mijëra masakrave tjera në historinë tonë të vuajtjeve të shumta.