Showtime

“Amanet” – video projekti më i ri muzikor nga Nora Istrefi

03/22/2023 08:33
nga:G B

Këngëtarja kosovare Nora Istrefi e ka publikuar video projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Amanet”.

Kënga e re e Norës i takon zhanrit të baladave, derisa atë e ka shkruar Ghulo, teksa për muzikën janë përkujdesur Nurteel dhe Kushtrim Kelani.

Ashtu si përherë, Nora i ka kushtuar goxha vëmendje video klipit, derisa në skenat e tij është shfaqur me plot stil dhe kësaj radhe, me një dozë më të lehtë të ekspozimit të formave të saja të lakmueshme trupore.

Gjithsesi, për më shumë detaje, ndiqeni “Amanet” përmes videos në linkun e mëposhtëm.