Turizem

Alzheimeri dhe demenca, si dallojnë dhe çfarë duhet bërë

03/22/2024 11:02
nga:N K

Demenca dhe sëmundja e Alzheimerit mund t’i ndajnë simptomat e njëjta, por këto dyja nuk i kanë emrat e ndryshëm për të njëjtën sëmundje. Ja çfarë duhet të dini për të dy këto sëmundje dhe si t’i shmangni gabimet që ju shpien drejt këtyre dy sëmundjeve

Demenca është sindromë, apo grup i simptomave që vazhdimisht ndodhin së bashku. Nuk është ndonjë sëmundje specifike. Termi “demenca” përdoret për të përshkruar një set simptomash që përfshijnë humbjen e memories, vështirësi në të menduar, vështirësi në zgjidhjen e problemeve etj.

Demenca shkaktohet nga dëmet në qelizat e trurit, dhe për shkak se Alzheimeri është sëmundje që e shkatërron trurin, kjo e dyta mbetet ndër shkaktarët më të zakonshëm të demencës.

Pothuajse 50 deri në 70 për qind të rasteve me demencë shkaktohen nga Alzhmeri.

Sidoqoftë, ka edhe sëmundje tjera që e shkaktojnë demencën, siç është sëmundja e Parkinsonit dhe sëmundja Creutzfeldt-Jakob.

Sipas “The Alzheimer’s Association”, simptomat e demencës janë të llojllojshme dhe mund të përfshijnë faktorë si problemet me memorie, probleme me gjuhë dhe komunikim, humbjen e aftësisë për tu përqendruar, vështirësi në gjykime dhe probleme me perceptim vizual. Sidoqoftë, ka edhe lloje tjera të demencës që ndërlidhen me lloje të ndryshme të dëmeve të trurit.