Sporti

Alves: Nuk më interesojnë paratë, nuk do të marrim asgjë me vete kur të vdesim

12/20/2021 10:25
nga:Lorik J

Dani Alves u kthye në Barcelonë muajin e kaluar dhe ra dakord të luante për pagën minimale.

Braziliani do të fitojë rreth 150 mijë euro në sezon në Barcelonë. Dikur ai fitonte miliona në të njëjtin klub dhe tani ka shpjeguar pse pranoi të luante për një pagë minimale, përcjell GazetaBlic Sport.

“E gjithë bota e futbollit është e fokusuar te paratë. Unë nuk jam. Dhe nuk jam sepse e di se si është të jesh pa para. Një milion, dy ose tre të tjerë nuk do të ndryshojnë asgjë në jetën time,” tha 38-vjeçari brazilian.

“Në fund, çfarë do të marrim në varr me vete? Nuk dua jahte, avionë privatë dhe makina të shtrenjta. Vetëm kujtime dhe suksese. Kur të vdes, do të doja që njerëzit të thoshin: Ai ishte një futbollist që mendonte ndryshe nga të tjerët”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport