Sporti

Alvaro Morata një problem i madh për Juventusin, Atletico nuk e dëshiron rikthimin e tij

02/02/2022 10:32
nga:Mergim Rreci

Juventusi, pasi ka punësuar Dusan Vlahovic nuk do të aktivizojë më opsionin për të blerë Alvaro Moratan nga Atlético Madrid.

Sipas Marca, nëse Juve do të donte të mbante Morata-n do të duhej të paguante 35 milionë euro në fund të sezonit aktual dhe tani kjo nuk do të ndodhë më. Problemi që ngre është se Atlético Madrid nuk dëshiron që sulmuesi spanjoll të kthehet, përcjell GazetaBlic Sport.

Drejtori sportiv Andrea Berta do të duhet të gjejë një zgjidhje për Morata-n dhe mund të kalojë përmes Arsenalit, i cili në ditët e fundit të merkatos së dimrit tregoi interes për nënshkrimin e tij.

/GazetaBlic Sport/