Sporti

Alvaro Morata dhe gruaja e tij Alice Campello janë sërish bashkë

18 ditë më parë
nga:Lorik J

Sulmuesi i Milanit, Alvaro Morata dhe gruaja e tij, influencuesja italiane Alice Campello, kanë konfirmuar se janë rikthyer bashkë, pesë muaj pasi njoftuan ndarjen e tyre.

Të dy iu përgjigjën thashethemeve se do t’i jepnin një mundësi të dytë lidhjes së tyre duke postuar foto identike të tyre duke buzëqeshur dhe duke u puthur, shkruan GazetaBlic Sport.

Çifti u njohën në vitin 2016 dhe kanë katër fëmijë.

Morata dhe Campello njoftuan në gusht të vitit të kaluar se po ndaheshin pas shtatë vitesh martesë.

Ja foto e tyre pas ribashkimit: